Webinare për mësimin e kombinuar dhe në distancë

Webinare për mësimin e kombinuar dhe në distancë

Pandemia Covid-19 ndikoi në mënyrën sesi mësimdhënia organizohet në shkollat tona. Gjatë vitit të kaluar, të gjithë u gjendëm të papërgatitur për modalitet e reja të mësimdhënies në kushtet e distancimit social. Edhe pse perfshirja e teknologjisë në edukim perceptohej si e rëndësishme gjatë viteteve të fundit, kurrë më parë nuk ishte konsideruar si e vetmja mënyrë e të bërit mësim. Për këtë arsye u ndje nevoja e diskutimit dhe ndarjes së eksperiencave midis mësuesve të moderuara nga ekspertë pedagogjikë.

Që prej muajit dhjetor, projekti “Aftësi për Punë” ka organizuar 8 webinare lidhur me mësimin e kombinuar dhe mësimin në distancë. Qëllimi i këtyre webinareve ka qenë që të njohë mësuesit e shkollave profesionale me platformat, instrumentet digjitale dhe infrastrukturën fizike të nevojshme për mësimdhënien e kombinuar dhe në distancë. Gjithashtu, të prezantojë mënyra efikase për planifikimin e mësimit me ndihmën e teknologjisë dhe hartimin e materialeve mësimore digjitale të cilat tërheqin nxënësin por edhe ndihmojnë mësuesin të organizojë një orë mësimore interaktive. Në këto webinare kanë marrë pjesë një numër i madh mësuesish të cilat janë vënë në kontakt me njëri-tjetrin, kanë marrë informacione për mënyrat efektive të mësimdhënies dhe kanë diskutuar shqetësimet e tyre në lidhje me mësimdhënien me ekspertë të fushave përkatëse.

Prezantimet e këtyre webinareve mund t’i gjeni në dokumentet më poshtë.