Projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim SDC

Rreth nesh

“Aftësi për Punë” (S4J) është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i zbatuar në Shqipëri nga organizata Swisscontact. Projekti ka për qëllim modernizimin e arsimit dhe formimit profesional (AFP) përmes digjitalizimit, inovacionit dhe nxitjes së një sistemi gjithëpërfshirës e më cilësor. S4J po punon për krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të AFP‑së që u përgjigjet kërkesave të tregut të punës dhe u ofron të rinjve mundësi reale për zhvillim profesional.

Aktualisht, projekti ndodhet në Fazën e 3‑të (Korrik 2023 – Qershor 2027), ku fokusi është zhvillimi, konsolidimi dhe transferimi i gjashtë objekteve kryesore të inovacionit:

  • Digjitalizimi i ofertës së arsimit dhe formimit profesional (AFP) 
  • Përmirësimi i proceseve dhe strukturave të brendshme të shkollave profesionale
  • Modelet e zhvillimit të vazhdueshëm profesional 
  • Marrëdhëniet me bizneset dhe partnerët 
  • Cilësia e të nxënit përmes punës 
  • Diversfikimi i ofertës dhe zhvillimi i aftësive

Në kuadër të kësaj faze, S4J po mbështet Qeverinë Shqiptare në zbatimin e iniciativës për arsimin dual, një model që po shndërrohet në një mekanizëm të fuqishëm lidhës mes shkollës dhe tregut të punës. Arsimi dual ndërthur mësimin teorik në shkollë me punën e strukturuar në kompani, duke i pajisur nxënësit me kompetenca konkrete, përvojë reale dhe një kuptim të qartë të profesionit që ndjekin. Ky model po ndihmon të rinjtë të zhvillojnë aftësitë, të rrisin punësueshmërinë dhe të ndërtojnë baza të qëndrueshme për karrierën e tyre.

Përmes bashkëpunimit të ngushtë me shkollat profesionale, bizneset dhe institucionet publike, S4J po kontribuon në krijimin e një sistemi modern dhe efikas të arsimit dual në Shqipëri, duke e shndërruar atë në një motor zhvillimi për të rinjtë dhe për ekonominë e vendit.

Rreth nesh - Skills for Jobs S4J
Vizioni - Skills for Jobs S4J

Vizioni

Qëllimi kryesor i projektit “Aftësi për Punë” (S4J) është që t’u ofrojë të rinjve në Shqipëri arsimin dhe formimin më të mirë profesional. Aftësitë më të mira do t’i ndihmojnë të rinjtë që të gjejnë një punë që e adhurojnë dhe që paguhet mirë.

Mësoni më shumë se çfarë bëjmë

Partnerët

Kompani

Ekipi ynë

ARGJENTINA GRAZHDANI

Drejtuese për Shqipërinë, Swisscontact

 

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

FATION DRAGOSHI

Menaxher Projekti

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

DR. ERKA ÇARO

Zv/Menaxhere Projekti

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

ALEKA PAPA

Menaxhere Portofoli për Qëndrueshmërinë

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

OLTJON VALISI

Ekspert i Lartë për Arsimin Profesional Dual

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

ELTON JORGJI

Ekspert i Lartë për Arsimin Profesional Dual

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

AURORA MARKU

Eksperte e Lartë për Cilësinë e të Nxënit Përmes Punës

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

JONIDA JANI

Eksperte e Lartë për Marrëdhëniet me Bizneset dhe Partnerët dhe Diversifikimin e Ofertës

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

ERIOLA SHINGJERGJI

Eksperte e Lartë për Digjitalizimin në AFP

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

MIGENA KAPLLANAJ

Eksperte e Lartë për Zhvillimin Organizativ dhe të Nxënit Gjatë Gjithë Jetës

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

JONA XHUFI

Specialiste e Komunikimit për Zhvillim

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

IRMA SEMINI

Specialiste e e Monitorimit dhe Matjes së Rezultateve

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

MANJOLA MARTIRI

Zyrtare e Lartë e Administratës

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

STELJANA SHIBA

Zyrtare e Lartë e Financës

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

RISELDA DANI

Asistente Finance dhe Administrate

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

NENSI BUSHATI

Eksperte Finance

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

EDUART DOMI

Specialist i Logjistikës, Shofer dhe Ndihmës IT

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

Bashkëpunëtorët

SYABHIT SHKRELI

Bashkëpunëtor për Kreativën dhe Komunikimin

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

PAMELA META

Bashkëpunëtore

956C657C-193E-471E-AB16-5F8D3B5AD8F9Created with sketchtool. [email protected]

Përfituesit

Rezultatet deri më sot

  • AKSESI NË AFP

    17.177 nxënës dhe kursantë kanë përfituar nga projekti S4J.
    (Në rajonet e Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Elbasanit, Vlorës dhe Beratit)

  • MË SHUMË TË DIPLOMUAR QË PUNËSOHEN

    Një vit pas diplomimit, 71% e të diplomuarve në 2024 ishin të punësuar krahasuar me 34% në 2016.

     

  • PUNËSIM MË I LARTË I VAJZAVE TË DIPLOMUARA NGA ARSIMI PROFESIONAL

    Në 2024, 47.1% e vajzave të diplomuara nga shkollat partnere kanë qenë të punësuara, krahasuar me 32% në 2019.

  • TRANZICION MË I SHPEJTË NGA SHKOLLA NË PUNË

    71.8% e të diplomuarve në vitin 2024 kanë gjetur punë para diplomimit dhe 89% kanë siguruar punë brenda tre muajve.

  • RELEVANCA E PUNËS

    54.8% e të diplomuarve në vitin 2024 tashmë punojnë në vende pune më të përshtatshme me profilin e studimit, duke treguar një përputhje më të mirë me drejtimin e ndjekur.

  • BASHKËPUNIM I SUKSESSHËM ME BIZNESIN

    1,142 kompani bashkëpunojnë me institucionet partnere të projektit që nga Faza 1, duke pritur nxënës dhe kursantë në praktika profesionale. Më shumë biznese angazhohen në ofertën e AFP-së përmes pjesëmarrjes në provimet e nivelit, dhënies së leksioneve dhe sesioneve të ndarjes së përvojave.

  • MË SHUMË NXËNËS NË PRAKTIKË

    12,853 nxënës janë përfshirë në të nxënit në vendin e punës (praktika profesionale) në kompani, në 10 ofrues të AFP-së që nga Faza 2.

  • ZGJERIMI I ARSIMIT DUAL

    203 nxënës u regjistruan në programe duale (12 klasa), ku 94% e tyre shprehën kënaqësi me përvojën e tyre në arsimin dual (viti akademik 2024–25).

    10 ofrues të AFP-së u mbështetën për krijimin dhe zbatimin e programeve duale (në 6 rajone – Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë, Elbasan) gjatë vitit akademik 2024–25.

  • ZBATIMI I KUALIFIKIMEVE DUALE

    U zbatuan 5 kualifikime duale: Kuzhinë, Shërbime Elektro-Auto, Recepsion, Multimedia, Instalim dhe Mirëmbajtje e Linjave të Tensionit të Ulët, të Mesëm dhe të Lartë.

  • OFRIMI I PROGRAMEVE DUALE

    124 mentorë nga kompanitë u angazhuan në zbatimin e programeve të duale për të ofruar mentorim cilësor në kompani. 87% e tyre u shprehën të kënaqur me përvojën si mentorë gjatë vitit akademik 2024–25.

  • ANGAZHIM I KOMPANIVE TË MËDHA NË ARSIMIN DUAL

    114 kompani në Shqipëri kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi dhe bashkëpunojnë me ofruesit partnerë të S4J për zbatimin e programeve të arsimit dual.

  • INTENSIFIKIMI I DIALOGUT MES OFRUESVE TË AFP-SË DHE KOMPANIVE

    Përfaqësues të bizneseve nga industri të ndryshme kontribuojnë në përmirësimin e ofertës së AFP-së përmes tryezave lokale të dialogut me bizneset, të organizuara çdo vit.

  • MENAXHIM INSTITUCIONAL I PËRMIRËSUAR DHE STRATEGJIK

    10 ofrues partnerë u mbështetën për të përmirësuar planifikimin afatmesëm dhe vjetor përmes mentorimit dhe trajnimeve.

  • NJËSI ZHVILLIMI TË KONSOLIDUARA 

    Njësitë e Zhvillimit dhe strukturat e brendshme të ofruesve partnerë u përmirësuan përmes mentorimit të përshtatur dhe shkëmbimit të përvojave. Në vitin akademik 2024–25, 70% e nxënësve në 6 ofrues partnerë të S4J u shprehën të kënaqur me cilësinë e shërbimeve të ofruara nga Njësitë e Zhvillimit.

  • MBËSHTETJA E MODERNIZIMIT TË AFP-SË NË SHQIPËRI

    S4J ka mbështetur hartimin dhe zbatimin e udhëzuesit: “e-VET@Albania 2030 – Një udhërrëfyes për modernizimin e AFP-së shqiptare të mbështetur nga TIK”, si pjesë e Strategjisë Kombëtare 2023 -2030.

  • INOVACION NË PROCESIN E MËSIMDHËNIES DHE TË NXËNIT

    Në total, platforma MësoVET numëron 18,766 përdorues. Aplikacioni mobile MësoVET u lançua dhe u bë i aksesueshëm për përdoruesit Android dhe iOS, duke përfshirë edhe funksionin offline. Materiale digjitale mësimore janë të disponueshme në MësoVET për 220 lëndë dhe module profesionale, përfshirë 17 module të zhvilluara për programet e arsimit dual.

  • INFRASTRUKTURË MODERNE

    Janë kryer investime në infrastrukturë bazuar në nevojat dhe mundësitë, duke përfshirë 77 klasa të mësimit të kombinuar.

Swisscontact

Swisscontact është një organizatë zvicerane e pavarur, me orientim drejt biznesit, që synon bashkëpunimin ndërkombëtar për zhvillim. E përfaqësuar në 36 vende, me 123 projekte dhe mbi 1100 të punësuar, promovon që nga viti 1959 zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor.

Swisscontact Worldwide - Skills for Jobs S4J

FAQ

Arsimi e formimi profesional (AFP) është një arsim i mesëm që zhvillon aftësitë e nxënësve në teori dhe praktikë profesionale, për të qenë gati për punësim pas diplomimit apo certifikimit. Pasi diplomohen nga shkolla e mesme e AFP-së, të rinjtë mund të ndjekin edhe arsimin e lartë.

Arsimi e formimi profesional në Shqipëri mbështeten nga institucione shtetërore si dhe organizata e projekte të huaja. Ministria përgjegjëse për AFP është Ministria e Financave dhe Ekonomisë, ndërkohë që agjencitë përgjegjëse janë Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) dhe Agjencia Kombëtare e AFP dhe Kualifikimeve (AKAFPK). Gjithashtu, AFP në Shqipëri mbështetet nga qeveritë zvicerane, austriake dhe gjermane.

Aktualisht ka 18,192 nxënës të regjistruar në institucionet ofruese të AFP-së në Shqipëri.

  • Arsimi profesional zhvillon aftësitë e të rinjve në teori dhe praktikë profesionale.
  • Eksperienca fitohet duke u ndihmuar në çdo hap nga ekspertë të fushave që udhëzojnë nxënësit hap pas hapi për të fituar aftesitë praktike.
  • Që në moshë të re, të rinjtë kanë akses në tregun e punës dhe mësojnë nga përvoja e përfaqesuesve të bizneseve më të suksesshme.
  • Praktika profesionale krijon mundësi për punësim të denjë dhe të mirëshpërblyer dhe hapësira për promovim në pozicione menaxheriale.
  • Të rinjtë zbulojnë pasionet e tyre gjatë punës në praktikë dhe bëjnë zgjedhje më të përshtatshme për karrierën.
  • Të rinjtë punësohen e vetëpunësohen shpejt e në drejtime që i përshtaten aftësive dhe arsimimit të tyre.
  • Ata marrin përgatiten në teori e praktikë për të vazhduar shkollën e lartë.
  • Gjithmonë e më tepër kërkesat për profesionistë të kualifikuar nga industritë e ndryshme kanë ardhur në rritje.
  • Modernizimi dhe digjitalizimi i ekonomisë ka nevojë për profesionistë të rinj me eksperiencë praktike.
  • Arsimi profesional në Shqipëri mbështetet nga vende si Zvicra, Gjermania dhe Austria. Këto vende e kanë zgjedhur gjerësisht arsimin profesional për të siguruar aftësi për punën dhe për jetën.

Institucionet partnere të S4J kanë një rrjet të gjerë biznesesh partnere, nga më të mirat në rajon, të cilat ofrojnë praktikat profesionale afatgjata për nxënësit. Sipas modelit të praktikave profesionale afatgjata të zhvilluar nga S4J, nxënësi këshillohet për karrierën nga instruktorët në shkollë dhe në biznes, për të kuptuar se cilat janë aftësitë e prirjet e tij dhe në cilat drejtime e pozicione pune mund ta gjejë më mirë veten. Nxënësi gjithashtu këshillohet për procesin e aplikimit në praktika dhe në Panairin e Praktikave Profesionale të organizuar nga shkolla njihet me bizneset e zhvillon intervista. Pasi prindi, shkolla dhe kompania nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi, nxënësi mund të nisë praktikën në biznes.

Institucionet partnere të projektit “Aftësi për Punë” janë mbështetur nga projekti me infrastrukturën dhe teknologjinë e nevojshme për të zhvilluar një mësim që kombinon mësimdhënien ballë për ballë me atë online. Në shkolla janë krijuar klasa të mësimit të kombinuar dhe infoteka (salla të pajisura me kompjutera), ku nxënësit mund të zhvillojnë projekte online. Platforma MësoVET, e zhvilluar nga projekti, lejon mësimin në distancë dhe pasurohet vazhdimisht me materiale mësimore digjitale. Gjatë periudhës së distancimit fizik të shkaktuar nga COVID-19, përdorimi i platformës u shumëfishua dhe ajo u përdor edhe nga institucione të tjera të AFP-së në Shqipëri, jo partnere me S4J.

  • Krijimi i një mendësie biznesi në institucionet partnere të arsimit e formimit profesional duke rritur bashkëpunimin e tyre me sektorin privat dhe partnerë të tjerë;
  • Adoptimin e modelit të praktikave profesionale afatgjata nga ofruesit partnerë me përfitime të mëdha për nxënësit, bizneset dhe institucionet;
  • Përmirësimin dhe modernizimin e procesit mësimor përmes integrimit të teknologjisë në mësimdhënie dhe metodave të reja të të nxënit, trajnimit të stafit nga liderë të industrisë dhe integrimit të procesit të vlerësimit e monitorimit të planeve mësimore;
  • Zhvillimin institucional përmes krijimit dhe konsolidimit të Njësisë së Zhvillimit, planifikimin e menaxhimin strategjik dhe procesin e vetëvlerësimit të institucioneve partnere.