Fuqizimi i institucioneve të AFP-së përmes planifikimit strategjik

Fuqizimi i institucioneve të AFP-së përmes planifikimit strategjik

Gjatë periudhës maj-qershor 2019, “Aftësi për Punë” (S4J) mbështeti hartimin e Dokumenteve të Strategjisë dhe Planeve të Veprimit për ofruesit e AFP-së, partnerë të projektit. Ky proces u nxit kryesisht nga vëzhgimet gjatë nismave të përbashkëta të zbatuara në fazën e I-rë të projektit, reagimet e ofruesve partnerëve dhe më e rëndësishmja, gjetjet nga procesi i Vetëvlerësimit (viti akademik 2019-20).

Me qëllimin për të ndihmuar një qasje më të strukturuar si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, S4J planifikoi metodologjinë e Planifikimit Strategjik për ofruesit e AFP-së duke përfshirë në thelbin e saj një qasje nga poshtë-lart. Kjo ju prezantua të gjithë personelit të institucionit në seanca individuale për secilin ofrues dhe u pasua me përzgjedhjen e grupeve të punës.

Nga 9-12 qershor 2019, u organizuan një sërë seancash planifikimi që u mbajtën gjatë dy ditëve e gjysmë pune. Rreth 40 menaxherë dhe mësues morën pjesë në proces. Të shtatë grupet punuan me mbështetjen dhe ndihmën e stafit të S4J (2 për secilin grup), duke ndjekur të njëjtin grup aktivitetesh të planifikuara – kjo me qëllimin për të arritur një nivel koherence në proces, por duke ruajtur perspektivat e tyre unike në identifikimin prioriteteve  dhe objektivave të tyre afatmesëm.

Rezultati ishte një paketë dokumentesh të konsoliduara që pasqyronin vizionin dhe hapat e mëtejshme të punës së secilit institucion (shkoni poshtë për dokumentet, vetëm në shqip). Dokumentet gjithashtu do t’u informojnë për hartimin e Planeve të Veprimit për të mbështetur zbatimin e strategjive.

Të punuarit në mënyrë strategjike do të bëhet një moto shtytëse për ofruesit partnerë dhe ekipin e S4J, me theks të veçantë në rëndësinë e planifikimit të mirë. Metodologjia dhe mjetet e përdorura janë duke u rishikuar me qëllimin e realizimit të një mekanizmi të konsoliduar, që në të ardhmen mund të përsëritet për ofruesit e AFP-së në të gjithë sektorin.

Plani #strategjik është një instrument i rëndësishëm, i cili përcakton qartë rrugën që duhet të ndiqet për #zhvillimin e…

Posted by Aftësi për Punë S4J on Tuesday, June 25, 2019

Dokumentet e Planifikimit Strategjik

Share This Article: