Mekanizmat e brendshëm të suksesit:
Transformimi i sistemit të AFP në Shqipëri
Tiranë, 3-4 dhjetor 2024 | Tirana International Hotel
Projekti “Aftësi për Punë” (S4J)
Që prej tetorit 2015, projekti “Aftësi për Punë” (S4J) mbështet qeverinë dhe aktorët e tjerë të interesit për të ndërtuar një sistem cilësor të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) në Shqipëri, i frymëzuar nga modeli zviceran. S4J ka mbështetur transformimin e 10 institucioneve publike të AFP-së, duke i ndihmuar në përmirësimin e cilësisë dhe në rritjen e bashkëpunimit me sektorin privat.
Në fazën e tij të tretë (2023-2027), me theks të veçantë tek qëndrueshmëria, projekti është angazhuar në ndarjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të njohurive dhe përvojave të përftuara në nivel sistemi, në bashkëpunim të ngushtë me shkollat partnere.
Mirë se vini në
Shkollën Dimërore 2024!
Shkolla Dimërore 2024 me temë “Mekanizmat e brendshëm të suksesit: Transformimi i sistemit të AFP në Shqipëri” është një aktivitet kombëtar që mbledh së bashku drejtues dhe mësimdhënës në institucionet ofruese të AFP-së, përfaqësues të sektorit privat, ekspertë të fushës për qëllimet e mëposhtme:
Informimin mbi mundësitë dhe modalitetet e bashkëpunimit me S4J në vijim.
Shkëmbimin e përvojave të mira në funksion të transformimit institucional.
Nxitjen e ndërveprimit dhe angazhimit konstruktiv të aktorëve të ekosistemit AFP.
Tematikat që do të trajtohen mbulojnë aspekte të zhvillimit organizativ, angazhimit të sektorit privat, si dhe digjitalizimin e modernizimin në AFP. Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të reflektojnë, të angazhohen dhe të identifikojnë zgjidhje dhe nisma konkrete për ta bërë menaxhimin e institucioneve të AFP-së më cilësor dhe efikas.
Ky aktivitet shënon fillimin e një sërë iniciativash që do të ndërmerren në vijim nga S4J për të promovuar cilësinë e sistemit të AFP-së, duke mundësuar bashkëpunimin gjithnjë e më të madh midis aktorëve.
Programi:
Dy ditë të pasura
me aktivitete
Dita I - 3 dhjetor 2024
10:00 – 11:00
Regjistrimi
11:00 – 12:00
Hapja – Znj. Argjentina Grazhdani, Drejtore për Shqipërinë, Swisscontact
Diskutim në panel: Mundësitë dhe adresimi i sfidave të zhvillimit të kapitalit njerëzor në Shqipëri
Moderator: Z. Fation Dragoshi, Menaxher, Aftësi për Punë (S4J), Swisscontact
Znj. Olta Manjani, Zv. Ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) Z. Philipp Arnold, Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e Zvicrës Z. Klevis Hysa, Drejtor i përgjithshëm, AKPA Znj. Ejvis Gishti, Drejtor i përgjithshëm, AKAFPK
Prezantimi i programit të Shkollës Dimërore
Znj. Erka Çaro, Zv. Menaxher, Aftësi për Punë (S4J), Swisscontact Salla: Akernia
12:00 – 12:20
Prezantim: Çmitizimi i inovacionit në arsimin profesional
Prof.Em.Dr. Dieter Euler, Universiteti St. Gallen, Zvicër Salla: Akernia
12:20 – 13:30
Prezantim dhe diskutim: Mbështetja zvicerane në arsimin profesional:
Nga shkolla në nivel sistemi Skuadra teknike e projektit Aftësi për Punë (S4J), Swisscontact
Skuadra e projektit SD4E, UNDP Salla: Akernia
13:30 – 15:00
Dreka
15:00 – 16:30
Sesione Paralele I
Planifikimi strategjik
për rritjen e cilësisë së ofruesve të AFP
Angazhimi i sektorit privat në AFP (modalitet hibrid)
Ofertë dinamike në AFP në bashkëpunim me Sektorin Privat
Moderator: Z. Elton Jorgji,
S4J, Swisscontact Salla: Teuta
Moderator: Z. Oltjon Valisi,
S4J, Swisscontact Salla: Metropol
Nga ora 19:00
Darkë
Dita II - 4 dhjetor 2024
08:00
Mëngjesi
08:30 – 09:30
Prezantim dhe diskutim: Qasja e S4J dhe transferimi në shkollat e tjera të sistemit – Roli i Ekspertëve për Transferimin
Znj. Erka Çaro, Zv. Menaxher, Aftësi për Punë (S4J), Swisscontact Znj. Aleka Papa, Menaxhere për Qëndrueshmërinë, Aftësi për Punë (S4J), Swisscontact Salla: Akernia
09:30 – 11:00
Sesione Paralele II
Cilësia e shërbimeve
të Njësisë së
Zhvillimit
Cilësia e praktikave profesionale në
biznes
(modalitet hibrid)
Përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Z. Klevis Hysa, Drejtor i përgjithshëm, AKPA Znj. Ejvis Gishti, Drejtore e përgjithshme, AKAFPK Znj. Erka Çaro, Zv. Menaxher, Aftësi për Punë (S4J), Swisscontact Z. Fation Dragoshi, Menaxher, Aftësi për Punë (S4J), Swisscontact Salla: Akernia
Konsolidimi i proceseve dhe strukturave të brendshme
Marrëdhënia e sektorit privat me shkollat profesionale siguron interes të dyanshëm dhe kërkon përputhje të vazhdueshme të kërkesave dinamike të tregut të punës me ofertën e shkollave profesionale. Përfshirja e sektorit privat në shumë procese të brendshme që ndodhin në shkollë rrit cilësinë dhe gjeneron efektshmëri në programet mësimore, orientimin e nxenësve drejt profesionit dhe përafrimin me botën e punës. Nga ana tjetër, sektori privat ka një nevojë gjithnjë në rritje për sasi dhe cilësi të ofertës profesionale.
Manuali “Angazhimi cilësor i sektorit privat” përshkruan dhe detajon ciklin vjetor të përfshirjes së sektorit privat në arsimin profesional bazuar në modelin dhe mbështetjen e ofruar nga projekti “Aftësi për Punë” (S4J) për shkollat partnere në Shqipëri. Në manual janë ravijëzuar fushat e mundshme të bashkëpunimit të kompanive në shkollat profesionale të cilat përfshijnë: marketingun institucional, kurrikulën e aplikuar, orientimin për karrierën, sponsorizimet, projektet e përbashkëta dhe bordin drejtues. Për dy fusha të tjera mjaft të rëndësishme – praktikat profesionale dhe konsultimin për ofertën – janë përgatitur manuale të veçanta. Për të lehtësuar përdorimin dhe aplikimin e manualit, janë përgatitur edhe instrumente dhe dokumenta mbështëtëse të cilat lehtësojnë procesin e përafrimit dhe kontributit të kompanive në arsimin profesional. Manuali është ndërtuar i tillë që të sigurojë dhe të jetë një mjet i vlefshëm për shpërndarjen e njohurive dhe përvojave të deritanishme tek shkollat e të gjithë sistemit në vend.
Praktika profesionale në biznes nënkupton aftësimin e nxënësve duke i vendosur ata në kushte dhe poste reale pune në mjediset e biznesit. Në këtë mënyrë, përveç njohurive teorike mbi profesionin e ardhshëm, nxënësit mund të përfitojnë kompetenca profesionale që burojnë nga vënia në praktikë e këtyre njohurive, si dhe kompetenca të tjera të përgjithshme (aftësi të transferueshme apo të punësueshmërisë), të cilat mund të përvetësohen siç duhet në mjedise reale pune dhe që i ndihmojnë nxënësit si punonjës të ardhshëm të jenë më të përgatitur për tregun e punës.
Manuali “Praktika profesionale në biznes” ka si qëllim mundësimin e zhvillimit të praktikave profesionale cilësore në biznes si një element i domosdoshëm për fitimin e kompetencave profesionale nga nxënësit dhe për lehtësimin e integrimit të tyre në tregun e punës. Manuali shërben si një mjet orientues për shkollat profesionale për ndërtimin e kapaciteteve dhe sigurimin e cilësisë në implementimin cilësor të praktikës profesionale në biznes. Për hartimin e manualit janë shfrytëzuar materialet e përgatitura nga projekti “Aftësi për Punë” (S4J) në lidhje me praktikat profesionale në biznes, si dhe udhëzuesit dhe studimet e mëparshme të realizuara nga institucionet e lidhura me arsimin profesional në Shqipëri.
Diversifikimi i ofertës mësimore në kuadër të shkollave profesionale nënkupton përshtatjen e vazhdueshme të ofertës mësimore të shkollës me kërkesat gjithnjë në ndryshim të tregut të punës, veçanërisht në nivel vendor dhe rajonal. Kjo përfshin jo vetëm përditësimin e programeve mësimore por edhe ofrimin e kualifikimeve të reja për të cilat ka nevojë tregu rajonal i punës. Procesi i diversifikimit të ofertës mësimore kërkon angazhimin e shumë aktorëve brenda shkollës, bashkëpunim të vazhdueshëm dhe efikas me sektorin privat, dhe mbi të gjitha përkushtim dhe kohë. Ai është i rëndësishëm për pajisjen e nxënësve me njohuritë, aftësitë dhe kompetencat e nevojshme për punësim dhe zhvillim profesional të suksesshëm.
Manuali “Diversifikimi i ofertës mësimore” synon t’u ofrojë shkollave profesionale në vend sugjerime praktike për zbatimin me sukses të procesit të diversifikimit të ofertës mësimore. Manuali bazohet te përvojat e shkollave profesionale të përfshira në projektin “Aftësi për punë” (S4J) në diversifikimin e ofertës mësimore, në veçanti te mësimet e nxjerra nga zbatimi i këtij projekti, por dhe tek parimet bazë të diversifikimin të ofertës mësimore dhe praktikat më të mira bashkëkohore në vendet europiane. Në këtë kuptim, manuali jo vetëm dokumenton njohuritë e përftuara gjatë viteve të zbatimit të projektit “Aftësi për Punë” (S4J), por edhe siguron shpërndarjen e gjerë të këtyre njohurive për realizimin me sukses të procesit të diversifikimit të ofertës mësimore në të gjitha shkollat profesionale në vend.
Manuali “Vlerësimi i nxënësve përmes platformave digjitale”
Ky dokument mbështetës u vjen në ndihmë mësuesve të shkollave profesionale për të përdorur platforma digjitale si MësoVET për të vlerësuar ecurinë dhe arritjet e nxënësve. Ai përmban udhëzime praktike dhe video tutoriale për krijimin dhe përdorimin e veprimtarive vlerësuese, si kuicet dhe testet, duke thjeshtuar procesin e vlerësimit dhe përmirësuar përvojën e nxënësve në mësim. Dokumenti përfshin gjithashtu një kapitull të dedikuar për nxënësit, duke i ndihmuar ata të përfshihen aktivisht në procesin e vlerësimit. Versioni online i manualit
Dokumenti orientues “Pedagogjia digjitale në arsimin profesional”
Ky dokument ndihmon mësuesit e arsimit profesional të adoptojnë teknologjitë arsimore në mësimdhënie, duke ndërthurur metodat tradicionale me mjetet digjitale. Ai përmban shembuj konkretë dhe rekomandime për krijimin e një mjedisi mësimor gjithëpërfshirës dhe interaktiv, duke i ndihmuar mësuesit të përshtaten me nevojat dhe pritshmëritë e nxënësve. Dokumenti është pasuruar me hapa praktike dhe video tutoriale për mësuesit dhe nxënësit.
Manual për përdorimin e platformës MësoVET
Ky manual praktik u ofron mësuesve dhe nxënësve udhëzime të detajuara për përdorimin efektiv të platformës MësoVET, platforma me bazë Moodle e adaptuar në shqip për arsimin profesional, ku shkollat profesionale kanë hapësirën e tyre të dedikuar. Ai përmban udhëzime praktike për funksionet e platformës, hapjen dhe menaxhimin e lëndëve, krijimin e aktiviteteve mësimore dhe personalizimin e përmbajtjes për të përmbushur objektivat mësimore.
Manuali “Mësimi i kombinuar nga planifikimi në zbatim”
Ky manual i ofron mësuesve udhëzime konkrete për planifikimin dhe zbatimin e metodave të mësimit të kombinuar, duke ndërthurur mësimin tradicional me teknologjitë arsimore dhe teknikat bashkëkohore pedagogjike në funksion të objektivave mësimore. Ai ndihmon në krijimin e një përvoje gjithëpërfshirëse dhe interaktive të të nxënit, me shembuj praktikë dhe metoda didaktike për të rritur angazhimin e nxënësve dhe për të maksimizuar rezultatet e tyre.
Dokumenti orientues “Krijimi i arkivës elektronike”
Ky material është hartuar për të lehtësuar procesin e ruajtjes, aksesit dhe administrimit të dokumentacionit voluminoz të shkollave profesionale duke krijuar arkivën digjitale në platformën MësoVET sipas standardeve të sigurisë dhe transparencës. Në të përfshihen udhëzime konkrete për procesin duke nisur me ngritjen e grupit përkatës të punës e deri tek lista e dokumenteve, depozitimi dhe menaxhimi i dokumenteve në mënyrë të sigurt dhe të aksesueshme, me kufizimet e nevojshme sipas funksioneve të stafit drejtues dhe mësimdhënës.
Dokumenti orientues “Roli i Koordinatorit të Digjitalizimit në shkollat profesionale”
Roli i Personit Kyç të Digjitalizimit që lindi me mbështetjen e projektit “Aftësi për Punë” është tashmë i institucionalizuar në kuadrin normativ të arsimit profesional. Ky dokument orientues ndihmon shkollat profesionale të identifikojnë dhe fuqizojnë rolin kyç të Koordinatorit të Digjitalizimit në modernizimin e institucioneve të arsimit dhe formimit profesional. Ai përshkruan përgjegjësitë e këtij pozicioni dhe përmban këshilla praktike për kryerjen e detyrave dhe kapacitimin e tij, duke theksuar edhe aftësitë tekniko-pedagogjike të nevojshme për të mbështetur procesin e zhvillimit të digjitalizimit në arsim.
Dokumenti orientues “Hartimi i materialeve mësimore digjitale”
Projekti “Aftësi per Punë” ka mbështetur ciklin e hartimit, digjitizimit dhe sigurimit të cilësisë të materialeve mësimore digjitale të aksesueshme në platformën MësoVET. Kjo përvojë disavjeçare është sjellë në këtë dokument që synon të ndihmojë mësuesit e arsimit profesional të zhvillojnë përmbajtje didaktike digjitale të përshtatshme dhe gjithëpërfshirëse në funksion të realizimit të objektivave të të nxënit. Ai përmban udhëzime didaktike dhe këshilla praktike se si mund të zhvillohet një material mësimor në formën fillestare e deri në ngarkimin e tij me mjete tërheqëse dhe efektive në platforma si Mësovet.
Dokumenti orientues “Mësimi hibrid – Dokument orientues për shkollat profesionale”
Ky dokument u vjen në ndihmë mësuesve të programeve pas të mesme të arsimit profesional për të zbatuar metoda hibride të mësimit, duke kombinuar fleksibilitetin e mësimit në distancë me përvojën e klasës fizike. Ai ofron shembuj praktikë për një qasje gjithëpërfshirëse dhe novatore, duke përfshirë këshilla për organizimin e procesit mësimor dhe përdorimin e mjeteve teknologjike për të maksimizuar rezultatet e kursantëve. Dokumenti përshkruan gjithashtu procesin e pilotimit të këtij modaliteti në programet pas të mesme përmes planit të veprimit dhe burimeve të nevojshme infrastrukturore dhe njerëzore për realizimin e tij.
Nga vizioni në realitet – Raste të suksesshme të një ore mësimore me platformën MësoVET
Ky publikim sjell raste konkrete të përdorimit të platformës MësoVET në orët e mësimit, duke sjellë përvoja frymëzuese nga mësues të arsimit profesional. Përveç përshkrimit të orëve mësimore me modalitet të kombinuar, publikimi përmban këshilla praktike se si mësuesit mund të integrojnë teknologjinë arsimore në mënyrë kreative dhe efektive për të rritur angazhimin dhe arritjet e nxënësve, duke lehtësuar njëkohësisht punën e tyre.
Praktika të mira të digjitalizimit të mësimdhënies
Ky botim sjell praktikat pozitive të mësuesve që kanë përqafuar teknologjinë në procesin mësimor duke u ndalur në këndvështrime dhe teknika specifike. Shembujt konkretë dhe këshillat praktike të botimit synojnë të ndihmojnë arsimtarët e AFP-së të ndërthurin teknologjitë digjitale në mënyrë krijuese, duke i frymëzuar ata të shfrytëzojnë potencialin e plotë të mjeteve digjitale në funksion të arritjes së objektivave mësimore.
Manuali “Organizimi dhe funksionimi i Njësisë së Zhvillimit”
Ky manual ofron udhëzime të qarta për krijimin dhe menaxhimin e Njësisë së Zhvillimit (NJZH) në shkollat profesionale. Ai përfshin një kornizë të detajuar të strukturës organizative, roleve dhe përgjegjësive të secilit anëtar të njësisë, si dhe procedurat për planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e aktiviteteve që lidhen me zhvillimin e shkollës. Ky dokument synon të rrisë efektivitetin e institucioneve të arsimit profesional duke fuqizuar rolin e NJZH-së si një strukturë kyçe për zhvillimin institucional dhe përputhjen me kërkesat e tregut të punës. Manuali është një mjet thelbësor për sigurimin e cilësisë dhe avancimin e ofertës mësimore në përputhje me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare. Manuali është pjesë e rregullores së Njësisë së Zhvillimit e punuar gjithashtu si model nga projekti “Aftësi për Punë”. Versioni online i manualit
Udhëzuesi “Planifikimi, monitorimi dhe raportimi vjetor e afatmesëm”
Ky është një dokument praktik i hartuar për të mbështetur institucionet e AFP në Shqipëri në zhvillimin e planeve strategjike dhe vjetore, bazuar në standardet kombëtare dhe praktikat më të mira të projektit “Aftësi për Punë” (S4J). Ai synon të ndihmojë shkollat të realizojnë procese gjithëpërfshirëse e të bazuara në të dhëna për përmirësimin e performancës dhe përmbushjen e standardeve ligjore dhe të cilësisë. Manuali ofron një proces të strukturuar që përfshin të gjithë ciklin e planifikimit, nga ngritja e grupit të punës, analiza e situatës së brendshme dhe të jashtme, deri te hartimi dhe zbatimi i planit vjetor dhe afatmesëm. Versioni online i udhëzuesit
Manuali “Menaxhimi i procesit mësimor”
Mbështetur në bazën ligjore për arsimin profesional dhe në praktikat e mira të projektuara nga projekti “Aftësi për Punë” (S4J), manuali ofron një qasje të strukturuar në menaxhimin e procesit mësimor përmes një cikli të plotë që përfshin planifikimin, zbatimin, monitorimin dhe raportimin e të nxënët në shkollë dhe në biznes. Dokumenti thekson rëndësinë e një organizimi të mirë të procesit mësimor, duke përfshirë bashkëpunimin midis drejtuesve të shkollës, departamenteve dhe bizneseve partnere, për të siguruar cilësi në mësimdhënie dhe rezultate të arritshme për nxënësit. Manuali detajon rolin e aktorëve kryesorë, si Drejtoria, Njësia e Zhvillimit dhe mësimdhënësit, dhe siguron instrumente dhe procedura praktike për lehtësimin e këtij procesi. Versioni online i manualit
Marrëdhëniet me biznesin dhe partnerët

Cilësia e të nxënit përmes punës

Diversifimi i ofertës mësimore në AFP

Digjitalizimi i ofertës së AFP